Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
0 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
37 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Qëlloi për vdekje dhëndrrin dhe plagosi me plumb në gjoks ish-prokurorin, dëshmia e Mexhit Picarit: E vrava për dinjitetin e vajzës!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mexhit Picari, autori i vrasjes së Kudret Saliajt dhe plagosjes së ish-prokurorit Adriatik Cama, ka thënë në Polici se vrasjen e ka bërë për të mbrojtur dinjitetin e vajzës së tij, raporton newsbomb.al. Ai u arrestua disa orë pas ngjarjes.

“E vrava për dinjitetin e vajzës, ma kanë akuzuar pa të drejtë”, ka thënë ai në Komisariat.

Si ndodhi ngjarja – zanafilla e konfliktit

Vajza e Picarit, Dhurata Saliaj ka qenë në proces gjyqësor me bashkëshortin e saj Kudret Saliaj. Sot ata kishin seancën e radhës në Gjykatën e Tiranës. Avokat i Kudret Saliajt ka qenë ish-prokurori Adriatik Cama.

Të gjitha palët ndodheshin në një lokal pranë Gjykatës, duke pirë kafe pak para se të niste gjyqi.

Autori Mexhit Picari ka qenë i ulur në tavolinë me vajzën e tij, ndërsa disa tavolina më tej në të njëjtin lokal, kanë qenë të ulur ish-prokurori Adriatik Cama, bashkë me klientin e tij Kudret Saliaj, shkruan newsbomb.al.

Nuk dihet nëse mes palëve ka pasur ndonjë konflikt para ngjarjes. Këtë do ta zbardhin dëshmitarët në vendngjarje, bashkë me ish-prokurorin tashmë avokat Adriatik Cama. Autori është ngritur nga tavolina e tij dhe ka shkuar në vendin ku ndodhej Kudret Saliaj, duke qëlluar disa herë me pistoletë.

Për pasojë, dhëndri i Mexhit Picarit mbeti i vdekur në vend, ndërsa një plumb në gjoks kapi Adriatik Camën, shkruan newsbomb.al. Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Traumës dhe i është nënshtruar një operacioni për shkak se predha e plumbit ndodhet ende në trupin e tij.

Pas të shtënave me armë, Mexhit Picari është larguar nga vendngjarja me një mjet tip Hyundai, por është arrestuar nga Policia e Tiranës afro 50 minuta më vonë.

1- Lexo edhe:Të shtënat me armë te Gjykata e Tiranës, qëllohet me 4 plumba ish-prokurori Adriatik Cama
2- Lexo edhe:Burimet: Është një person i vrarë, ish-vjehrri ka qëlluar dhëndrrin
3- Lexo edhe: Policia e Tiranës detaje për vrasjen te Gjykata: Vjehrri ka qëlluar ish-dhëndrrin
4- Lexo edhe: Policia e Tiranës arreston autorin Mexhit Picari
5- Lexo edhe: Dalin FOTOT, ky është Mexhit Picari dhe Kudret Saliaj
5- Lexo edhe: “Do ta sjell gocën copa-copa”; Si Mexhit Picari ekzekutoi dhëndrrin që ndau vajzën nga tre fëmijët

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img