Tirana
few clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
47 %
5.1kmh
20 %
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Qëlloi për vdekje dhëndrin, Mexhit Picari dhe Kudret Saliaj kishin bërë sherr dy ditë para ngjarjes, bashkë me vajzën planifikuan vrasjen

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mexhit Picari dhe Kudret Saliaj, vjehërr dhe dhëndër dy ditë para ngjarjes së rëndë te Gjykata e Tiranës që tronditi kryeqytetin, kishin bërë sherr me njëri-tjetrin, shkruan newsbomb.al. Mesa duket, konfliktet e vazhdueshme prej më shumë se një viti dhe ato të ndodhura dy ditë para 4 qershorit, çuan në vrasjen e Kudret Saliajt.

Viktima, kërkonte divorcin nga vajza e Mexhit Picarit dhe për shkak të konflikteve të vazhdueshme, në një kohë kur dhe procesi i divorcit ishte drejt fundit, ai i kishte nxjerrë jashtë shtëpisë rrobat dhe sendet që i përkisnin bashkëshortes së tij Dhurata Saliaj.

Ka qenë ky shkaku që Mexhit Picari dhe Kuderat Saliaj të takoheshin para seancës që ky i fundit kishte me vajzën e autorit, që vjehërr dhe dhëndër të konfliktoheshin. Bashkë me Picarin, Policia ka arrestuar dhe vajzën e tij Dhurata Saliaj pasi dyshohet se të dy kanë planifikuar vrasjen e Kudret Saliajt.

“Me Kudretin kishim konflikte të vazhdueshme prej muajsh. Pasi u nda nga vajza dhe ma solli në shtëpi pa e lejuar të shohë fëmijët ai ka vijuar të na kërcënojë dhe ofendojë. Ka ardhur tek shtepia dhe tek biznesi disa herë. Për shkak të kërcënimeve unë mbaja armën me vete.

Sot kam shkuar të shoqëroja vajzën për në Gjykatë sepse kishte seancën. Aty u përballa me Kudretin. Ai ofendoi vajzën time dhe unë e qëllova. Pas krimit kam hedhur armën dhe jam larguar drejt Unazës së Re në shtëpinë e motrës”, ka thënë autori në Polici.

Si ndodhi ngjarja – zanafilla e konfliktit

Vajza e Picarit, Dhurata Saliaj ka qenë në proces gjyqësor me bashkëshortin e saj Kudret Saliaj. Sot ata kishin seancën e radhës në Gjykatën e Tiranës. Avokat i Kudret Saliajt ka qenë ish-prokurori Adriatik Cama.

Të gjitha palët ndodheshin në një lokal pranë Gjykatës, duke pirë kafe pak para se të niste gjyqi.

Autori Mexhit Picari ka qenë i ulur në tavolinë me vajzën e tij, ndërsa disa tavolina më tej në të njëjtin lokal, kanë qenë të ulur ish-prokurori Adriatik Cama, bashkë me klientin e tij Kudret Saliaj, shkruan newsbomb.al.

Nuk dihet nëse mes palëve ka pasur ndonjë konflikt para ngjarjes. Këtë do ta zbardhin dëshmitarët në vendngjarje, bashkë me ish-prokurorin tashmë avokat Adriatik Cama. Autori është ngritur nga tavolina e tij dhe ka shkuar në vendin ku ndodhej Kudret Saliaj, duke qëlluar disa herë me pistoletë.

Për pasojë, dhëndri i Mexhit Picarit mbeti i vdekur në vend, ndërsa një plumb në gjoks kapi Adriatik Camën, shkruan newsbomb.al. Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Traumës dhe i është nënshtruar një operacioni për shkak se predha e plumbit ndodhet ende në trupin e tij.

Pas të shtënave me armë, Mexhit Picari është larguar nga vendngjarja me një mjet tip Hyundai, por është arrestuar nga Policia e Tiranës afro 50 minuta më vonë.

1- Lexo edhe:Të shtënat me armë te Gjykata e Tiranës, qëllohet me 4 plumba ish-prokurori Adriatik Cama
2- Lexo edhe:Burimet: Është një person i vrarë, ish-vjehrri ka qëlluar dhëndrrin
3- Lexo edhe: Policia e Tiranës detaje për vrasjen te Gjykata: Vjehrri ka qëlluar ish-dhëndrrin
4- Lexo edhe: Policia e Tiranës arreston autorin Mexhit Picari
5- Lexo edhe: Dalin FOTOT, ky është Mexhit Picari dhe Kudret Saliaj
5- Lexo edhe: “Do ta sjell gocën copa-copa”; Si Mexhit Picari ekzekutoi dhëndrrin që ndau vajzën nga tre fëmijët
6- Lexo edhe: RENEA gjen në Lanë armën e Mexhit Picarit, me këtë pistoletë vrau ish-dhëndrin dhe plagosi avokatin

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img