Një 24 vjeçar shqiptar ka pranuar akuzat se ka qëlluar për vdekje 31-vjeçarin në Kiel të Gjermanisë. Teksa ka dalë para gjykatësit Fisnik.H ka shfaqur pendsë dhe ka kërkuar falje për krimin e kryer.
“Nuk doja ta vrisja, por ndihesha i kërcënuar”, tha ai.
I riu shqiptar tha se ishte ndjerë i provokuar dhe i kërcënuar nga viktima. Sipas deklaratave të tij, ai e ka qëlluar 4 herë dhe është larguar nga vendngjarja.
Ngjarja ka ndodhur më 27 qershor të vitit 2022. Pas një mosmarrëveshje, 24-vjeçari shqiptar ka qëlluar 5 herë ndaj viktimës dhe është larguar. Viktima ka ndërruar jetë në spital, pas dy të shtënave që mori në gjoks. 24 vjeçari aktualisht ndodhet në paraburgim në Gelsenkirchen.