Hapësire reklamuese

Aktualitet

Qëlloi nga ballkoni dhe kërcënoi me jetë policët, neutralizohet 83 vjeçari në Shkodër

Shkruar nga Newsbomb
Qëlloi nga ballkoni dhe kërcënoi me jetë policët,
Fasli Hyka, një 83 vjeçar nga Shkodra, është vënë në prangat e Policisë së Shtetit. I moshuari ka ngritur në këmbë uniformat blu, pasi fillimisht ka qëlluar me armë gjahu nga ballkoni i shtëpisë duke rrezikuar kalimtarët, ndërsa më vonë ka kërcënuar me jetë dhe policët. Pak pas mesnate, Policia e Shkodrës thotë se ka konstatuar se një shtetas po qëllonte me armë gjahu, nga ballkoni i banesës së tij në një pallat në lagjen “Partizani”, në drejtim të automjeteve të parkuara. Menjëherë u organizua puna, u bë rrethimi i zonës për të mos kaluar automjete dhe këmbësorë, si dhe iu bë thirrje 83 vjeçarit të mos qëllonte dhe të dorëzohej. Lexo edhe: “Po bënin zhurmë dhe e shanë”, tregon e moshuara: Burri mori çiften dhe i qëlloi Autori nuk iu është bindur thirrjeve të Policisë, por është futur në banesë, ka mbyllur derën dhe ka kërcënuar me jetë punonjësit e Policisë, në rast se do të futeshin në banesë.  Ndodhur në këto kushte, në ndihmë të Policisë vendore, kanë shkuar Forcat Kombëtare të Sigurisë. Pas ndërhyrjes së specializuar kanë bërë të mundur neutralizimin dhe vënien në pranga të shtetasit Fasli Hyka, 83 vjeç, banues në Shkodër. Shërbimet e Policisë sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.

Njoftimi i plotë - Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Qëlloi në mesnatë, me armë gjahu, nga ballkoni i banesës së tij, duke rrezikuar jetën e kalimtarëve në rrugë dhe dëmtoi një automjet të parkuar, vihet në pranga 83-vjeçari. Gjatë ndërhyrjes së Policisë, 83-vjeçari kërcënoi me armë zjarri kallashnikov, për t’i vrarë, punonjësit e Policisë. Me ndërhyrjen e specializuar të Forcave Kombëtare të Sigurisë Shkodër, u bë i mundur neutralizimi dhe venia në pranga e 83-vjeçarit. Në banesën e të arrestuarit, Policia sekuestroi 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu dhe municion luftarak. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë konstatuar në mesnatë, se një shtetas po qëllonte me armë gjahu, nga ballkoni i banesës së tij në një pallat në lagjen “Partizani”, në drejtim të automjeteve të parkuara. Menjëherë u organizua puna, u bë rrethimi i zonës për të mos kaluar automjete dhe kembësorë, si dhe iu bë thirrje autorit, të mos qëllonte dhe të dorëzohej. Autori nuk iu është bindur thirrjeve të Policisë, por është futur në banesë, ka mbyllur derën dhe ka kërcënuar për vrasje, punonjësit e Policisë, në rast se do të futeshin në banesë. Ndodhur në keto kushte, në ndihmë të Policisë vendore, kanë shkuar Forcat Kombëtare të Sigurisë. Pas ndërhyrjes së specializuar kanë bërë të mundur neutralizimin dhe vënien në pranga të shtetasit F. H., 83 vjeç, banues në Shkodër. Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu dhe municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese