Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Hën
14 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

Qëlloi me tjegulla, 3 orët e tmerrit me babain pengmarrës, policia jep informacionin zyrtar: Plagosi me sëpatë dy efektivë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Beratit jep sot informacionin zyrtar për për ngjarjen e djeshme, të pengmarrjes së djalit nga babai i tij. Sipas policisë ditën e djeshme është arrestuar pas 3 orësh negocim 42 vjeçari, Miri Duro. Ky i fundit mbante prej tre ditësh peng djalin e tij 17 vjeçar, Albert Duro.

Ndërkohë është dashur rreth 3 orë që 42 vjeçari të dorëzohej, pasi kishte hipur mbi çatinë e shtëpisë dhe qëllonte me tjegulla policinë.

Policia bën me dije se ai ka plagosur me sëpatë edhe dy efektivë. Miri Duro, mësohet se ka pasur kujdestarinë e djalit pas divorcit vite më parë nga gruaja, e cila është larguar nga banesa.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i Admir Duro, 43 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat.

Arrestimi i tij u krye pasi në banesë në lagjen “30 Vjetori”, ka mbajtur peng djalin e tij shtetasin A. D., 17 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij.

Admir Duro gjithashtu kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë për t’ju shmangur shoqërimit, duke i goditur me sëpatë e sende të forta, për pasojë u dëmtuan lehtë dy efektivë policie.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 110, 236/2, 130/a dhe 274 të Kodit Penal.

Gjithashtu u përgatit Kërkesë Padia për Urdhër Mbrojtje të menjëhershëm, për shtetasin A. D.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img