Hapësire reklamuese

Aktualitet

Qëlloi me thikë për vdekje Halil Kokën, arrestohet autori në Durrës

Shkruar nga Newsbomb

Është arrestuar autori Ilir Arben Koçilja, i cili qëlloi me thikë për vdekje Halil Kokën. Koka është nipi i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

Autori i ngjarjes së rëndë ka rënë në prangat e policisë vetëm pak orë pas krimit, pasi fshihej rreth 200 metra nga vendi i ngjarjes.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/newsbomb.al/wp-content/uploads/2024/02/426984734_7858630687498772_1314387339195461262_n.mp4"][/video]

Burime për media bëjnë me dije se personat në fjalë kanë qenë shokë burgu, por edhe komshinj. Njëri ka qenë në burg për armëmbajtje pa leje dhe tjetri për lëndë narkotike dhe qelia i ka “bërë bashkë”.

Dyshohet se shkaku i konfliktit ka qenë një vend parkimi, por edhe një borxh që viktima i kishte autorit, teksa dyshohet se ky i fundit ka probleme të shëndetit mendore.

Kujtojmë që ditën e sotme rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, gjatë një konflikti të çastit Koçilja qëlloi me thikë, shtetasin Halil Koka, i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.

Autori 34-vjeçar njihej nga policia si person konfliktual dhe me precedent të mëparshëm kriminal. Edhe më parë Koçilja është shoqëruar në polici, pasi ka debatuar me komshinjtë dhe madje njërit i ka dëmtuar makinën.

Viktima Halil Koka Viktima Halil Koka

Lexo edhe: Dalin foto e sherrit në Durrës: Viktima, nipi i ish-ministrit Lefter Koka

Lexo edhe: Sherr me thika në Durrës, ndërron jetë një person

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese