Tirana
broken clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Qëlloi me thikë për vdekje 60-vjeçarin në Gjirokastër, autori në polici: U zumë se më ofendoi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Afrim Nazifi, i cili qëlloi me thikë për vdekje Ilirjan Rucën, para policisë është shprehur se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

Ai është shprehur se e ka qëlluar me thikë 60-vjeçarin, pasi ky i fundit e kishte sharë dhe ofenduar.

Mësohet se viktima, Ilirjan Ruca ishte pronar i një lokali, ndërsa Afrim Nazifi, pronari i një dyqani në pazar.

Bëhet me dije se sherri ka nisur për arsye banale dhe ka përfunduar me vdekjen e 60-vjeçarit.

Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Gjirokastër në lagjen “Pazari i Vjetër”, pas një konflikti të çastit, Afrim Nazifi, 57 vjeç, banues në Gjirokastër, ka goditur me thikë 60 vjeçarin, banues në Gjirokastër, i cili u transportua për në Spitalin Rajonal Gjirokastër, ku edhe ka humbur jetën.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img