Hapësire reklamuese

Rajoni

Qëlloi me thikë 21-vjeçaren greke, Jetmir Kurtsmajlaj përlotet përpara policisë: Donte të më infektonte me HIV! Nuk doja ta vrisja, por ta trembja

Shkruar nga Newsbomb
Fotomontazh

Jetmir Kurtsmajlaj, autori i plagosjes së studentes greke një ditë më parë në Torino, deklaroi përpara policisë se nuk dëshironte ta vriste ish-të dashurën e tij, por vetëm ta trembte.

Me lot në sy, ai e pyeti policinë se në çfarë gjendje ishte e reja, e cila po lufton për jetën në spital, pasi mori 5 goditje me thikë.

“Si është ajo? Më trego si është? Unë nuk doja ta vrisja, thjesht doja ta trembja”, përsëriti mes lotëve Jetmir Kurtsmajlaj, raportojne mediat fqinje.

Motivi i sulmit mbetet ende i paqartë, por ai pretendoi për një komplot nga një mik dhe vajza për ta infektuar atë me HIV, po për këtë nuk ka fakte.

Nëna e vajzës nga ana tjetër deklaroi se vajza e saj ishte ndarë me shqiptarin, por ky i fundit nuk e pranonte këtë vendim, prandaj dhe e kishte sulmuar.

Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, ku 27-vjeçari shqiptar Jetmir Kurtsmajlaj goditi me thikë në bark dhe në gjoks ish-të dashurën e tij Georgia Kaltsouni 21 vjeçe. Vajza është dërguar në spital dhe është vendosur nën kujdesin intesiv, ndërsa shqiptari është arrestuar me akuzën e tentativës për vrasje.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll