Hapësire reklamuese

Aktualitet

Qëlloi me shpullë lojtaren e Korçës, Federata e Volejbollit përjashton përgjithmonë trajnerin Romeo Xega

Shkruar nga Newsbomb

Federata Shqiptare e Volejbollit reagon ashpër duke e konsideruar veprim të paprecedent dhunën fizike e psikologjike të ushtruar ndaj lojtareve të Korça Volley, përgjatë pushimeve të lojës, nga trajneri i tyre Romeo Xega.

Trajneri Korçar ka qenë disa herë objekt i Komisionit të Disiplinës pranë FSHV-së, ku është penalizuar e dënuar me masa të ndryshme disiplinore bazuar në Rregulloren e Brendshme dhe Kodin e Etikës e Disiplonës të FSHV-së.

Ndaj, Komiteti Ekzekutiv vendosi:

Z. Romeo Xega i hiqet licensa e Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe përjashtohet përgjithmonë nga e drejta zyrtare për të ushtruar, drejtuar e trajnuar çdo lloj ekipi pjesë e aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombetare të FSHV-së.

 

Federata Shqiptare e Volejbollit është konsekuente të zbatoj me përpikmëri e të ndëshkoj këdo që thyen Kodin e Etikës e Disiplinës dhe Rregulloren Brendshme duke denigruar figurën e sportit e duke prishur imazhin e lojës së volejbollit.

Lexo edhe: VIDEO/ U godit me shuplakë nga trajneri, reagon volejbollistja: Ia kërkova vetë se nuk ndihesha mirë

Vendimi i Federates per trajnerin Romeo Xega

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll