Hapësire reklamuese

Aktualitet

Qëlloi me pistoletë drejt 46 vjeçarit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori në Shkodër: Plumbi bëri rikoshet dhe kapi të riun (POLICIA ZBARDH NGJARJEN)

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmë në Shkodër, ku B. G. 26 vjeç  është konfliktuar për motive të dobëta me S.B. 46 vjec.

 Plumbi ka bërë rikoshet dhe ka kapur një të ri i cili që po kalonte rastësisht, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori pasi ka qëlluar me armë është larguar.

“Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmë, më datë 15.08.2020. Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Nga strukturat DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit në kohë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmë, me datë 15.08.2020, u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit B. G. 26 vjeç, banues në Durrës

Ky shtetas mbrëmjen e  datës 15.08.2020, rreth orës 22:30 në Shirokë,  është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin S.B. 46 vjec, banues në Shirokë, Shkodër.

Shtetasi B. G pas konfliktit ka qëlluar me armë zjarri  pistoletë dhe me pas është larguar.  Si pasojë e rikoshetit të plumbit  është lënduar lehtë jashtë rrezikut për jetën shtetasi D. Q., banues në lagjen Guerrile Shkodër, i cili mori mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është larguar për në banesë.

Vijon intensivisht puna për kapjen e autorit të shpallur në këkrim

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të "Armëmbajtje pa leje”, “Tentativë vrasje”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, “Vetëgjyqësi, Plagosje e lehtë me dashje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll