Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
17 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Qëlloi me automatik drejt fqinjit të tij, arrestohet 30-vjeçari në Maliq

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia në Maliq, pasi ka tentuar të vrase me armë zjarri një 29-vjeçar.

Burime për uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi J. Q., gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin B. D., ka qëlluar me armë zjarri tip automatik në drejtim të tij.

Fatmirësisht gjendja shëndetësore e 29-vjeçarit është e mirë pasi nuk pësoi lëndime.  Ndërkohë, gjatë kontrrollit të ushtruar në banesën e 30-vjeçarit u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale krëhëra automatiku dhe pushke, pjesë të tjera përbërëse të armëve të zjarrit dhe municion luftarak.   

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tentoi të vriste me armë zjarri një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, bie në prangat e Policisë 30-vjeçari.

Sekuestrohen krëhëra automatiku dhe pushke, si dhe municion luftarak.

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Pendavinj, Maliq, shtetasi J. Q., 30 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin B. D., 29 vjeç (i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje), të dy banues në fshatin Pendavinj, kishte qëlluar me armë zjarri tip automatik në drejtim të tij, pa i shkaktuar lëndime, shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në bashkëpunim me Strukturat për Hetimin e Krimeve në Dvp Korçë dhe Forcat Speciale “Shqiponjat”, shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë ndërhyrjes së shpejtë, bënë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit, kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Nga veprimet e mëtejshme dhe kontrolli i ushtruar në  banesën e shtetasit J. Q., u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale krëhëra automatiku dhe pushke, pjesë të tjera përbërëse të armëve të zjarrit dhe municion luftarak.   

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img