Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0kmh
75 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
25 °
Die
23 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 30-vjeçari në Fier

spot_img

Lajme të ngjashëm

f8753d83b69933764b263ce1f90ad231

Policia e Fierit ka arrestuar një 30-vjeçar, i cili në orët e para të mëngjesir të sotëm qëlloi me armë zjarri në ajër.

Mësohet shtetasit me iniciale D.A., i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur, i është sekuestruar arma me të cilën ka gjuajtur, që e kishte fshehur në pyll..

Ndërkohë materialet i janë kaluar Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme procedurale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia zbardh ngjarjen e ndodhur në orët e para të datës 11.06.2020 në fshatin Gorishovë.

Kapet dhe arrestohet në flagrancë personi që gjuajti në ajër me armë zjarri.

Sekuestrohet arma me të cilën ka gjuajtur autori.

Sot, rreth orës 01:00, është marrë njoftim se në fshatin Gorishovë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar.

Menjëherë, në fshatin Gorishovë, kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët falë veprimeve të shpejta operacionale bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit D. A., 30 vjeç, banues në Gorishovë, i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma tip kallashnikov, të cilën 30-vjeçari e kishte fshehur në pyll.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më shumë

spot_img