Hapësire reklamuese

Aktualitet

Qëlloi me armë zjarri fqinjin për delet, dënohet me 12 vite burg 71-vjeçari në Lezhë

Shkruar nga Newsbomb
Qëlloi me armë zjarri fqinjin për delet, dënohet me 12 vite

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën arrest me burg për 71-vjeçarin, Gjergj Gjini, i cili në muajin dhjetor të vitit 2020 plagosi me armë zjarri fqinjin e tij Hilë Gjini.

71-vjeçari është dënuar me 12 vite burg pasi mbi të rëndojnë tre akuza ajo e “Plagosje e rëndë me dashje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armeve shpërthyese dhe municionit” si dhe “Kanosja”.

Ngjarja ndodhi në fshatin Balldre të Lezhës, teksa 43-vjeçari Hilë Gjini po dërgonte fëmijët në shkollë, u qëllua me armë 71-vjeçari sapo kishte dalë nga banesa me automjetin e tij tip “Benz”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.