Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.6kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
40 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Qëlloi me armë të riun nga Tirana në Fier, arrestohet 47 vjeçari, në kërkim shoku i tij: Policia i gjen 2 mijë euro me vete dhe 9 telefona (EMRAT-NGJARJA)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 47 vjeçar është arrestuar nga Policia, pasi në shtator 2020 ka plagosur me armë një person tjetër. Në pranga ka rënë shtetasi Armando Shabanaj, ndërsa në kërkim është shpallur miku i tij Irfan Azizi.

Armando Shabanaj në datë 13.09.2020, për motive të dobëta, në aksin rrugor Kosovë e Vogël-Jeta e Re, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, duke plagosur shtetasin Marjus Arapi, 32 vjeç, banues në Tiranë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, në bashkëpumin me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier dhe me Prokurorinë Lushnjë, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së datës 13.09.2020, ku në aksin rrugor Kosovë e Vogël-Jeta e Re, Njësia Administrative Fiershegan, është plagosur me armë zjarri shtetasi M. A.

Në vijim të veprimeve u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Armando Shabanaj 47 vjeç, banues në Roskovec. Gjatë momentit të kapjes, 47-vjeçarit i janë gjetur dhe sekuestruar 9 aparate celularë dhe një shumë prej 2000 euro.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Irfan Azizi 31 vjeç, banues në fshatin Poshnjë, Berat (i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe mbajte pa leje e armëve dhe municionit luftarak”).

Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 11.06.2021, ka caktuar masat e sigurisë “Arrest me burg“, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, për shtetasin Armando Shabanaj dhe për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” për shtetasin Irfan Azizi.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Armando Shabanaj në datë 13.09.2020, për motive të dobëta, në aksin rrugor Kosovë e Vogël-Jeta e Re, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, duke plagosur shtetasin M. A., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

192993008 3082237745395909 8311164341386894941 n
Pamje te shperndara nga Policia

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img