Qëlloi me armë makinën në ecje, arrestohet 39-vjeçari në Elbasan
Një 39-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi kishte qëlluar me armë zjarri drejt një makine në qytet.
Në 17 nëntor te 2022, Ermal Malisti ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti që ndodhej në levizje. Si pasojë e sulmit nuk kishte viktima por vetëm dëme materiale.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Malishti dyshohet se qëlloi ndaj 30-vjeçarit Arben Bekteshit shtatë herë me pistoletë pas një sherri që kishin patur pasi e kishte parakaluar me makinë.
“Shërbimet hetimore dhe operacionale të DVP Elbasan ndaluan shtetasin E. M., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 22.06.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Nga veprimet hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, rezultoi se 39-vjeçari, më datë 17.06.2022, në lagjen “Skënderbej”, Elbasan, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti që ndodhej në lëvizje, duke shkaktuar për pasojë, vetëm dëme materiale. Vijojnë hetimet me qëllim përcaktimin e përgjegjësisë së plotë penale të shtetasit E. M”, njofton policia e qytetit.