Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Qëlloi me armë në mbledhjen e Rithemelimit në Kurbin, lirohet nga qelia Van Rica

Shkruar nga Newsbomb
Qëlloi me armë në mbledhjen e Rithemelimit në Kurbin,

Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Van Ricë, i cili qëlloi në ajër me armë zjarri selinë e Partisë Demokratike në Kurbin.

Ndërkohë, prokuroria kishte kërkuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për 53-vjeçarin Rica, i cili ra në pranga pas një arratie të shkurtër.

Konflikti ndodhi gjatë një takimi në degën e PD rreth orës 17:30. Shkak i konfliktit kanë qenë kërkesat për anëtarësimet e reja, ku Van Rica, anëtar i PD kërkoi anëtarësimin të disa simpatizantëve.

Simpatizantët që do të antarësoheshin do të mundnin të votonin në primare, nga ku do dalin edhe kandidatët që do të votojnë për zgjedhjet lokale që do mbahen në 14 maj të 2023.

Mirëpo kjo kërkesa është kundërshtuar nga nënkryetari i PD-së në Laç, Kastriot Marku. Pas debatit me fjalë anëtari i PD-së ka dalë jashtë degës së partisë, dhe ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Rica akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll