Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Qëlloi me armë drejt banesës së fqinjit dhe i vrau qenin,arrestohet 33-vjeçari (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Qëlloi me armë drejt banesës së fqinjit dhe i vrau

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e Policisë së Shkodrës. Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se Ndue Kolndreu, është arrestuar pasi dyshohet se në vitin 2020 ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së fqinjit të tij, shtetasit N.M.

Si pasojë e të shtënave aso kohe u vra qeni i cili ndodhej në banesën e tij. 33-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit”.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Shkodër/Vijon megaoperacioni policor “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Në vitin 2020, qëlloi me armë zjarri në drejtim të banesës së një shtetasi, lokalizohet dhe ndalohet 33-vjeçari.

Në zbatim të planit të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për goditjen e veprimtarive kriminale të ndryshme, shërbimet e Seksionit Operacional të DVP Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin N. K., 33 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit”.

Nga hetimet dyshohet se më datë 08.01.2020, shtetasi N. K. ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të banesës së shtetasit N. M. Si pasojë, është vrarë kafsha shtëpiake (qen) që ishte në oborrin e banesës së shtetasit N. M..

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese