Hapësire reklamuese

Aktualitet

Qëlloi me armë brenda makinës, Policia gjen kokainë dhe municione në shtëpinë e 23 vjeçarit

Shkruar nga Newsbomb
Qëlloi me armë brenda makinës, Policia gjen kokainë dhe

Një 23 vjeçar që kreu qitje të pavullnetshme me armë brenda makinës së tij në Sarandë, pasditen e djeshme, është arrestuar nga Policia. Ky shtetas u ndalua prej mesditës së djeshme, pasi duke luajtur me armë në makinë ka qëlluar disa herë.

I riu është larguar nga vendi i ngjarjes, duke braktisur makinën, ndërsa pas disa orësh ndjekje është ndaluar.

Policia ushtroi kontroll edhe në banesën e këtij shtetasi, ku u gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, një shumë parash dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Lexo edhe: PAMJE TË RËNDA/ Atentat në Sarandë? Policia rrethon BMW-në e bërë shoshë nga plumbat, neutralizon pronarin e dyqanit

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin K. Q., 23 vjeç, banues në lagjen nr. 1, Sarandë. Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese