Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1.5kmh
90 %
Enj
12 °
Pre
15 °
Sht
14 °
Die
13 °
Hën
11 °
E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Qëlloi mbi Policinë e Elbasanit, motra e Josif Kavajës tregon me lot në sy dinamikën e ngjarjes: Ishte i stresuar, gjithçka ndodhi nga…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7e706f8e45f8f20d86aff5f13d82fb48

Stresi i akomuluar gjatë kësaj periudhe duket se ka qënë arsyeja e sulmit me armë të forcave “Renea” të Elbasanit nga ana e 45-vjeçarit, Josif Kavaja.  

Këtë e kanë pranuar familjarët e Kavajës.

Motra e tij, në një prononcim për Report Tv” ka zbuluar të gjithë dinamikën e ngjarjes së dy ditëve më parë në fshatin Zavalinë.

Sipas motrës së Kavajës  konflikti ka nisur vet mes tij dhe një bariu i cili i kishte lekë borxh.

Mes lotësh ajo tregon dhe bisedën e fundit me të se si e kishte pyetur se çfarë kishte por ai i ishte shmangur duke mos i treguar asgjë.

“Këtë herën e fundit ka 3 javë që ska qenë mirë, shumë i stresuar, siç e shikoni  është duke mjellur bimë mjekësore të gjitha bimët tua tregoj të gjitha. Bagëtitë i ka dele lopë, shiko sa mullarë bari ka.

Këto 2 javë ai u agresu edhe me prindërit , se prindërit iu dhimben dhe nuk e thonë por duhet ta thonë të vërtetën siç është se nuk ka qenë mirë nga gjendja mendore këto 2 ose 3 javë .

Dhe kur erdhi te unë i thashë o vëlla smë dukesh mirë të dhemb dicka, po tregoi motrës. e mu largua smë tregoi, do iki në shtëpi. Po prindërit e ndihmojnë sa herë. Këto 2 javë u agresu më shumë me atë bariun se i kishte dhe borxh, ata i kanë 1 milion e gjysmë, se nëna thotë 400 por ata i kanë më shumë.

E kam dëgju vëllain që thotë më kanë marrë misrin e ua kam dhënë se kam gjithë atë misër ama mos të ja japin djersën kanë hyrë në gjynah me të dhe tia japin lekun një për një se nuk ia lëmë.

Shteti duhet tu japë kurojo njerëzve punëtorë si im vëlla  që rri e jeton këtu sepse është në të mirën e të gjithëve ne, ne jemi të revoltuar sepse dhe unë kam qenë në kurbet në Greqi se i jam përkushtuar punës. Vete i bëj të gjitha vete. dhe ai i ka mbjellë të gjitha me duart e veta”, thotë motra e Kavajës.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img