Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
4.1kmh
0 %
Die
28 °
Hën
33 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Qëlloi mbi policinë dhe u fsheh mes pyllit, kapet pas 24 orëve “luftë” me forcat e armatosura 29 vjeçari i rrezikshëm në Francë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ish-ushtar i armatosur në arrati në Francën jug-perëndimore është qëlluar nga policia pas një ndjekje që ka zgjatur 24 orë.

29-vjeçari Terry Dupin ishte arratisur në një pyll, pasi qëlloi mbi oficerët mesditën e së shtunës, por u plagos gjatë një shkëmbimi zjarri me një skuadër të forcave speciale.  

Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin tha se ai ishte “neutralizuar” dhe falënderoi policinë për “veprimin e tyre përfundimtar”.

Ngjarja filloi për shkak të një konflikti që 29-vjeçari pati me ish-të dashurën në shtëpinë e saj në Le Lardin-Saint-Lazare në Dordogne, i cili pas konfliktit me të u largua dhe u fsheh në një pyll të zonës, ndërsa ishte armatosur me një armë dhe thikë.

Më shumë se 300 oficerë, katër automjete të blinduara dhe një helikopter policie u angazhuan në krehjen e zonës pyjore, deri të dielën në mbrëmje, ndërsa banorëve iu kërkua qëndronin në shtëpi për të shmangur të dyshuarin, i cili konsiderohej i rrezikshëm.

193116000 118671143631117 7114771470639291914 n

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img