Është arrestuar protestuesi që qëlloi me grusht kreun e PD, Sali Berisha teksa po i bashkohej turmës së protestës në Bulevard.
Bëhet me dije se i riu që qëlloi me grusht Berishën është Gert Shehun, i cili tashmë ka rënë në prangat e policisë.
I riu Shehu ka hyrë në mes të turmës dhe e ka qëlluar me grusht në pjesën poshtë syrit. Menjëherë kanë ndërhyrë truprojat, të cilët kanë arritur ta ndalojnë si dhe e kanë dhunuar për disa çaste.
Autori i gjakosur është shoqëruar më pas nga mbështetësit e opozitës drejt selisë blu, ku më pas ka shkuar policia dhe ambulance në këtë seli. 31-vjeçari dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndësa momentalisht ndohet te Trauma, ku do i kryhet skaneri për të parë gjendjen e tij pas goditjeve që mori.
Autori Gert Shehu