Hapësire reklamuese

Aktualitet

Qëllohet te dera e shtëpisë me plumb në kokë, vdes rrugës për në spital 47-vjeçari në Vlorë (EMRI-VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Ka ndërruar jetë rrugës për në spital një 47-vjeçar i plagosur mbrëmjen e sotme në Selenicë të Vlorës.

Newsbomb.al mëson se viktima është Nikola Ikonomi, i cili njihet edhe me emrin Laver Tozaj. Ai u gjet i plagosur nga kalimtarët pranë shkollës së Selenicës, ku ndodhet edhe banesa e tij, dhe u dërguar drejt spitalit të Vlorës me makinë private.

47-vjeçari është gjetur i plagosur me tre plumba, ndërsa një prej plumbave e ka kapur në kokë.

Dyshohet se ai është qëlluar me pistoletë nga persona të paidentifikuar teksa po shkonte në shtëpi, megjithatë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll