Hapësire reklamuese

Aktualitet

Qëllohet me snajper nga jashtë një i burgosur në Vaqarr

Shkruar nga Newsbomb

Një i dënuar në burgun e Vaqarrit është qëlluar me snajper nga ambientet jashtë tij. Ngjarja ka ndodhur pasidten e sotme dhe personi ka mbeturi i plagosur jashtë rrezikut për jetën.

Bëhet e ditur se i plagosur ka mbetur një shtetasiLili Dulaj, 40 vjeç, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Mësohet se i burgosuri është qëlluar nga kodra përballë burgut të Vaqarrit në kryeqytet.

Kjo është ngjarja e dytë që ndodh brenda pak orësh në burgjet shqiptare, pas shpërthimit të një bombole gazi në Shënkoll, ku dyshohet se një i dënuar ka humbur jetën. 

Njoftimi i policisë:

Njoftohemi nga Burgu i Vaqarrit se në ambjetet e ajrimit   shtetasi Lili Dulaj, 40 vjeç, i cili është i paraburgosur në I.E.V.P. Vaqarr, dyshohet të jetë i plagosur me armë zjarri në këmbë nga një  person i paidentifikuar në kohën kur ka qënë në ambjentet e ajrimit.

Forca të shumta policise kanë mbërritur në institucionin e vuajtjes së dënimit, ndërkoh që po krehin zonën nga ku dyshohet të jetë qëlluar i paraburgosuri.

Shtetasi Lili Dulaj është transportuar në Spitalin Ushtarak ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese