Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Qëllohet me sende të forta një zyrtar i Policisë së Kosovës në veri, sulmohen edhe gazetarët

Shkruar nga Newsbomb
Qëllohet me sende të forta një zyrtar i Policisë së

Një zyrtar i Policisë së Kosovës është plagosur këtë mbrëmje në veri, pasi është qëlluar me sende të forta nga protestuesit serbë.

Sipas autoriteteve të Kosovës disa persona kanë hedhur gurë në drejtim të automjeteve të policisë, ku një efektiv ka mbetur i plagosur.

Gjithashtu, bëhet me dije se protestuesit kanë sulmuar edhe gazetarë, si dhe kanë dëmtuar automjetet e tyre. Policia e Kosovës u bën thirrje protestuesve që të ndalojnë dhunën dhe të shprehin shqetësimet e tyre në mënyrë paqësore.

Deklarata e plotë e Policisë:

Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet e sigurisë, kanë vazhduar angazhimet në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestave të cilat janë mbajtur edhe sot pranë komunave Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Fillimisht protesta ishte e qetë, por në orët e pasdites në intervale të ndryshme kohore disa persona të dyshuar kanë hedhur gurë në drejtim të tri automjeteve të Policisë së Kosovës, ku dy prej tyre iu janë shkaktuar dëme materiale duke iu thyer xhamat.

Si pasojë e sulmeve nga mjetet e forta një zyrtar policorë ka pësuar lëndime. Po ashtu gjatë protestës së realizuar sot, disa media/gazetarë janë penguar e sulmuar, si dhe automjetet e tyre ishin vandalizuar nga individ/grupe kriminale.

Pengimi i gazetarëve në detyrë cenon të drejtën e shprehjes, informimit dhe lirinë e shtypit. Ne jemi të përkushtuar të hetojmë këto akte kriminale dhe të parandalojmë shfaqjen e dhunës. Njëkohësisht Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë protestuesve që të përmbahen nga dhuna dhe të shprehin mendimet e tyre në mënyrë paqësore.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll