Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
93 %
0.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
23 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Qëllohet me kallashnikov makina e policisë në Gjirokastër, helikopterë nga ajri në kërkim të autorit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Goditet me kallashnikov makina e policisë në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bularat në Dropull. Mësohet se një 35-vjeçar Kostandinos Kaçifa ka qëlluar fillimisht me armë automatik në ajër dhe më pas drejt makinës së policisë.

Mësohet se 35 vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes. Efektivë të forcave RENEA  dhe “Shqiponja”  i janë vënë në ndjekje dhe 2 helikopterë zhvillojnë kërkimet nga ajri. 

Ditën e sotme në këtë fshat organizohej festa për ceremoninë e varrimit të ushtarëve grekë të rënë në luftë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:00 në krye të fshatit Bularat, shtetasi Kostandinos Kaçifa, rreth 35 vjeç ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Menjëherë në drejtim të vendit nga vinin të shtënat kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat ishin të dislokuara në qendër të fshatit pasi do zhvillohej aktivitet me rastin e festës së Greqisë.

Shtetasi Kostandinos Kaçifa porsa ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tye.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i  mjetit të policisë.

Policia menjëherë ka rrethuar zonën ku përsëri ky shtetas ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë që po e ndiqnin.

Shtetasi Kostandinos Kaçifa është futur në thellësi të fshatit ku forcat “Shqiponja” dhe sherbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.

Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së DVP Gjirokastër kanë shkuar forcat speciale Renea.

Shtetasi Kostandinos Kaçifa jeton në Greqi dhe ka rreth një javë që ka ardhur në Bularat.

Vijon ndjekja

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img