Hapësire reklamuese

Bota

Qëllohet me gurë gjatë protestave kundër vaksinimit ndaj Covid-19, kryeministri filmohet i përgjakur (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Qëllohet me gurë gjatë protestave kundër vaksinimit ndaj

Kryeministri i Saint Vincent dhe Grenadines në Karaibe, Ralph Gonsalves u shtrua në spital pasi u qëllua me gurë në kokë gjatë protestave kundër vaksinimit ndaj Covid-19.

Në pamjet e publikuara në mediet e huaja, ai u shfaq i gjakosur, ndërsa e kanë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes për në spital.

"Unë u sulmova fizikisht dhe u plagosa nga demonstruesit e opozitës gjatë përpjekjes për të hyrë në Dhomën e Përfaqësuesve", tha Gonsalves.

Protestuesit ishin mbledhur për të kundërshtuar planet që shumicës së punonjësve shëndetësorë të vijës së parë, t’u kërkohet që të vaksinohen kundër koronavirusit.

Sondazh

Poll

Sondazh

Poll