Hapësire reklamuese

Rajoni

Qëllohet me armë zjarri drejtuesi i ‘Plisave’ në Kosovë (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Rinor Grajqevci

Një person është plagosur sonte në Prishtinë, më saktësisht në rrugën “UÇK”. Lajmin e ka konfirmuar për mediat kosovare, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 21:00 kemi marrë informacionin për një plagosje me armë zjarri në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, tha ajo.

Ndërkohë mësohet se personi i plagosur sonte (e mërkurë) në Prishtinë është kryetari i tifo-grupit të ‘Plisave’, Rinor Grajqevci.

Ky i fundit është dërguar në spital dhe po merr trajtim mjekësor ndërkohë që policia po punon për zbrdhjen e ngjarjes.

cats-4.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu