Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
31 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Qëllohet me armë helikopteri që po udhëtonte presidenti dhe ministrat

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Helikopteri që po udhëtonte presidenti i Kolumbisë është sulmuar me armë zjarri afër kufirit me Venezuelën.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Presidenti Iván Duque po fluturonte drejt Cúcuta në provincën Norte de Santander, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, ministrin e Brendshëm dhe guvernatorin e krahinës, kur helikopteri i tyre është qëlluar me breshëri plumbash.

Një zëdhënës i presidencës tha se askush nuk u lëndua në incident, ndërsa presidenti Duque e ka quajtur sulmin “frikacak” teksa tha se nuk ishte i friksuar.

“Shteti ynë është i fortë dhe Kolumbia është e fortë për t’u përballur me këtë lloj kërcënimi,” tha ai me anë të një postimi në tëitter.

Forcat e sigurisë po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë

spot_img
spot_img