Hapësire reklamuese

Showbiz

Qëllohet 4 herë në gjoks trajneri i qenve të Lady Gaga-s, VIDHEN dy bulldogët francezë (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Trajneri i qenve të këngëtares së njohur Lady Gaga është qëlluar katër herë me armë, teksa ishte duke shëtitur dy nga tre bulldogët francezë të yllit. 

Ryan Fischer, 30 vjeç, kishte qenë duke shëtitur qentë e dashur të Gaga-s, Koji, Miss Asia dhe Gustavo, në West Hollywood rreth orës 22:00 dje në mbrëmje kur u qëllua jashtë shtëpisë së tij në Sierra Bonita Avenue. 

Ai u dërgua në spital por gjendja e tij nuk dihet ende, ndërsa grabitësit u arratisën bashkë me dy qentë.

Fischer ishte duke u kujdesur për tre qentë ndërsa Gaga ishte në Romë, Itali, duke punuar në një film të ri.

Policia i përshkroi të dyshuarit si dy meshkuj të zinj, të cilët kishin veshur kapele bejsbolli.

Ata u larguan nga vendi i ngjarjes në drejtim të veriut në Sierra Bonita Avenue me një BMË të bardhë, tha policia.

Aktualisht është e paqartë nëse qentë e Gaga ishin në shënjestër.

Bulldogët francezë janë shumë të kërkuar dhe të shtrenjtë. Ata zakonisht shiten mesatarisht për 1,500 - 3,000 dollarë, megjithatë ata me prejardhje mund të shkojnë deri në 10,000 dollarë.

qeni_1.jpg

1qeni_2.jpg

qeni_3.jpg

qeni_4.jpg

qeni_5.jpg

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu