Hapësire reklamuese

Rajoni

Qëllohen me armë zjarri dy vëllezërit shqiptarë, njëri ndërron jetë në vend dhe tjetri plagoset rëndë

Shkruar nga Newsbomb
Qëllohen me armë zjarri dy vëllezërit shqiptarë,

Të shtëna me armë zjarri raportohet se kanë ndodhur ditën e sotme në Kaçanik, Kosovë.

Mediet kosovare bëjnë me dije dy vëllezër shqiptarë janë sulmuar me armë dhe njëri prej tyre  ka ndërruar jetë në vend, ndërsa tjetri ka mbetur i plagosur rëndë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për  hetimin e zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Ju njoftojmë se sot në ora 14:00 kemi marr një informacion se në rrrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i qujtuar “Fusha Pajtimit” , përballë ” Varrezave të Dëshmorëve, 2 persona të moshës madhore kanë marr plagë nga arma e zjarrit.

Nga informatat e para njëri për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjese, kjo konfirmuar nga ekipet mjekësore, ndërsa tjetri është transportuar për ndihme mjekësore ne Ferizaj e më pas është transportuar për QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë ekipe të policisë që po hetojnë rastin”, ka thënë Kanun Veseli, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll