Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kleveland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një grupi fëmijësh.
Sipas policisë 6 fëmijë janë plagosur dhe njëri ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda. Fëmijët janë të moshës nga 12 në 16 vjeç.
Policia e përjashton mundësinë që kjo ngjarje të jetë përplasje mes bandave ndërsa bën apel për ndihmë në identifikimin e autorit që qëlloi me armë zjarri drejt fëmijëve për motive të paqarta.