Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Qëllimi i Kosovës është Shqipëria e Madhe”, Tirana e Beogradi “përplasen” në Këshillin e Sigurimit të OKB (Debati i plotë)

Shkruar nga Newsbomb
“Qëllimi i Kosovës është Shqipëria e

Dje është zhvilluar mbledhja e Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Në këtë mbledhje ka pasur debate të forta, ku një ndër përplasjet është ajo e ambasadorit të Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Nikolla Selakoviç.

Selakoviç në mbledhje përmendi “Shqipërinë e Madhe”, duke thënë se ky është qëllimi i Kosovës dhe jo formimi i shtetit të saj.

Menjëherë pas kësaj deklarate reagoi Hoxha, i cili tha se agjenda e vetme e Shqipërisë është hyrja në Bashkimin Europian dhe krijimi i një Ballkani të Hapur.

“Synojmë të ndërtojmë një Ballkan të Hapur dhe jo “një Ballkan të thyer”. Ne veçse se kemi pas një Ballkan të thyer. Qëllimi është të kemi një Ballkan të bashkuar. Mësimet nga tragjeditë e viteve të 1990-ta tregojnë për rrezikun nga gjykimet e gabuara, si dhe njerëzit e idetë ekstremiste nuk duhet të diktojnë të ardhmen. Të rinjtë e rajonit të Ballkanit kanë të njëjtin synim: një jetë më të mirë, liri, mundësi dhe anëtarësim në Bashkimin Europian. Asgjë e mirë nuk vjen nga dëmtimi i fqinjit tuaj”, tha Hoxha.

Ndër të tjera ai në lidhje me Kosovën ai tha prerë se Pavarësia e Kosovës është çështje që është zgjidhur 14 vite më parë dhe nuk kishte pse diskutohej më kjo temë.

“Me kënaqësi do të sfidoja secilin, në këtë Këshill dhe jashtë tij, që të argumentoj dhe ta dëshmoj se Ballkani sot nuk është në situatë shumë më të mirë me Kosovën si vend të pavarur. Pavarësia e Kosovës është zgjidhur 14 vjet më parë dhe nuk është temë për diskutim. Kosovarët kanë bërë zgjedhjen e tyre”, ka thënë Hoxha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu