Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
18 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Që SPAK të mos bëhet Spaç… Shqiptarët i zë të gjithë ligji i vettingut

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-ministri Ylli Manjani thotë se që SPAK të mos kthehet në Spaç, duhet qeverisje, menaxhim, motivim, shpërblim të drejtë për punën dhe kontributin e secilit, shkruan newsbomb.al. Sipas tij, zgjidhja është vetëm qeverisja e mirë.

“Duhen rritur pagat dhe shumë madje. Jo me pak përqindje këtu e pak atje. E gjithë skema e pagave publike duhet pëmbysur dhe duhet ndërtuar një e re. Duhet shpërblyer mirë puna, funksioni, përgjegjësia, ngarkesa, profesioni, dijet. Ndoshta shteti ka nevojë për më pak zyrtarë për më shumë të paguar”, shkruan ai ndër të tjera.

Shënimi i Ylli Manjanit:

Që të mos i vijmë fare vërdallë muhabetit, nëse duam që të ulet korrupsioni dhe të ndalojë emigrimi, duhen PAGUAR më shumë shqiptarët.

Është e stërprovuar se aty ku paga është e ulët korrupsioni është i lartë. Aty ku fuqia punëtore nënpaguhet, emigracioni është i pashmangshëm.

Kot bëjmë filozofi me temën “s’është punë rroge”!

Jo mor jo është punë rroge që çke me të!

Kush mendon ende se mjekët, zyrtarët, punëtorët e profesionistët paguhen mjaftueshëm është antishqipëri dhe pro korrupsionit!

Duhen rritur pagat dhe shumë madje. Jo me pak përqindje këtu e pak atje. E gjithë skema e pagave publike duhet pëmbysur dhe duhet ndërtuar një e re. Duhet shpërblyer mirë puna, funksioni, përgjegjësia, ngarkesa, profesioni, dijet. Ndoshta shteti ka nevojë për më pak zyrtarë për më shumë të paguar.

Njësoj edhe shërbimet, publike e private. Nëse duan profesionistë duhet ti paguajnë. Përndryshe nuk i kanë. Nuk ka si ta kenë mjekun, fjala vjen me 70 000 lekë rrogë! Është e sigurtë që i duhet bakshish për të mbyllë muajin.

Të mos i vijmë hiç vërdallë! Ky është realiteti!

Edhe tregu privat po fillon të kuptojë se edhe bangladeshasit nuk kushtojnë më pak se shqiptarët. Ndaj duhet të paguajnë.

Kush mendon se me këto rroga shqiptarët janë më të lumtur se gjermanët, nuk ka lidhje me qeverisjen dhe menaxhimin. Ose nuk e njeh vendin, ose është i ligë.

Nëse mendojmë se korrupsionin masiv do ta ndalojë SPAK është gabim i rëndë. Shqiptarët i zë të gjithë ligji i vettingut. Sepse nuk justifikohet asgjë me rrogën aktuale. Shqiptarët janë të prezumuar fajtorë në këto kushte.  Ndaj kriminalizimi i vetvetes nuk është zgjidhje, por gafë! Gafë e  rëndë madje..

Në fillim duhet qeverisja e mirë, duhen paga, skema motivimi e trajtimi. Pastaj goditja.

Karrota në fillim, pastaj shkopi…

Ore përse informaliteti e trafiku i josh më shumë njerëzit?! Sepse i paguan.

E njëjta gjë edhe për emigracionin. As të mos e çojmë nëpër mend se emigracionin do ta ndalë policia në kufi. Cila polici?! Ajo që është e keqpaguar për vete?!

Qeverisja e mirë është zgjidhja!

Që SPAK të mos kthehet në Spaç, duhet qeverisje, menaxhim, motivim, shpërblim të drejtë për punën dhe kontributin e secilit.

Më shumë

spot_img
spot_img