Tirana
scattered clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
2.1kmh
40 %
Die
22 °
Hën
20 °
Mar
18 °
Mër
19 °
Enj
21 °
E diel, 24 Tetor, 2021
spot_img

“Që nga Gramoz Ruçi dhe te 15 të tjerët, jeni të gjithë kriminelë”, banori i Zharrëz pëson atak kardiak, mediat censurojnë grevën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Banorët e Zharrëzës kanë hyrë sërish në grevë kundër aktivitetit të kompanisë Bankers, të cilën ata e akuzojnë se po u shkatërron shtëpitë me aktivitetin që kryen në këtë zonë.

Ndonëse Ministria e Energjisë njoftoi ngritjen e një komisioni të posaçëm, çka solli mbylljen e grevës më 27 dhjetor 2016, situata pas gati dy muajsh mbetet e njëjtë, dhe banorët janë detyruar të rinisin grevën.

Pavarësisht se banorët ndodhen sot në ditën e gjashtë të grevës, asnjë nga televizionet kombëtare nuk ka raportuar për këtë çështje, duke e mbajtur të fshehtë nga opinioni publik.

Një prej protestuesve i kanë rënë të fikët  dhe më pas ka pësuar atak kardiak, kur po akuzonte deputetët e qarkut të Fierit, duke filluar nga Gramoz Ruci, për mospërkrahje, të cilët i ka konsideruar edhe kriminelë.

Prokuoria ka nisur gjithashtu një hetim për Bankers, por kryeprokurori Adriatik Llalla akuzoi publikisht ambasadorin e SHBA-së, Donald Lu, se i ka bërë presion për të ndalur hetimet.

Gjithsesi, banorët me të drejtë kërkojnë përgjigjje nga 16 deputetët e këtij qarku që të angazhohen për zgjidhjen e problemeve.

16 personat bashkë-përgjegjës dhe që nuk po reagojnë:

Gramoz Ruçi – Deputet; Kryetar i Grupit Parlamentar të PS

Piro Lutaj – Deputet (PS)

Arben Çuko – Deputet (PS)

Bujar Çela – Deputet (PS)

Adelina Rista – Deputete (PS)

Erjon Braçe – Deputet; Kryetar i Komisionit të Ekonomisë (PS)

Ervin Koçi – Deputet (PS)

Anduel Xhindi – Deputet (PS)

Antoneta Dhima – Deputete (PS)

Petrit Vasili – Deputet; Ministër i Drejtësisë (LSI)

Robert Bitri – Deputet (LSI)

Kosma Dashi – Deputet (PD)

Bedri Mihaj – Deputet (PD)

Mesila Doda – Deputete (PDIU)

Omer Mamo – Deputet (PDIU)

Shpëtim Idrizi – Deputet; Nënkryetar i Kuvendit (PDIU)

[iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fnewsbomb.al%2Fvideos%2F1630310670331448%2F&show_text=1&width=560″ width=”560″ height=”540″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” ]
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img