Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
28 %
2.1kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
8 °
Die
9 °
E mërkurë, 26 Janar, 2022

Që në vitin 2007 në Universitetin e Gjirokastrës, ndërron jetë në moshë fare të re pedagogu Luis Seiti

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Që nga viti 2007, të gjithë e kanë parë në Universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, në korridore, auditore, duke dhënë mësim, në seminare…ka nxjerrë e përcjellë me mijëra studentë. Dhe në një moshë fare të re.

Por sot, ka ndërruar jetë nga Covid-19 pedagogu i dashur për studentët Luis Seiti duke lënë pa fjalë gjithë komunitetin gjirokastrit dhe stafin pedagogjik e njerëzit që e njohin.

Lajmin për ndarjen nga jeta të pedagogut e ka dhënë ish-deputeti Vangjel Tavo në rrjetet sociale. “Me keqardhje mësova lajmin për ndarjen nga jeta të Luis Seitit, pedagog në Universitetin e Gjirokastrës. Covid po u merr jetën edhe moshave të reja. Pandemia po merr përmasa të frikshme. Mjaft me fjalë boshe, duhet strategji për të mbrojtur sa më shumë jetë” apelon Vangjel Tavo duke shprehur ngushëllime për familjarë dhe miq të pedagogut.

Postimi i Universitetit “Eqrem Çabej”

Homazh për Luiz Seitin!

Universiteti “Eqrem Çabej” njofton humbjen e një prej njerëzve të vet më të mirë, një prej bashkëpunëtorëve më të aftë të institucionit tonë, Përgjegjësit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Kërkimit Shkencor.

Luiz Seiti u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme në moshën 41- vjeçare pas infektimit nga Covid 19.

Ai u lind në 22 mars 1980 në Gjirokastër. Pas mbarimit të shkollës së mesme “Asim Zeneli” ai ndoqi studimet e larta për Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, ku u diplomua në vitin 2002. Gjithashtu në vitin 2006 u diplomua në të njëjtin Fakultet për degën e Kontabilitet – Financës. I specializuar në disa institucione brenda dhe jashtë vendit.

Gjatë jetës së tij Seiti ka pasur një veprimtari të gjerë duke dhënë kontributin e tij në disa pozicione në institucione shtetërore, private dhe ndërkombëtare si:

përkthyes në Komisionin Monitorues të BE – së në vitet 2006 – 2007;

pedagog i gjuhës angleze në universitetin  “Eqrem Çabej”;

shef finance në Zyrën e Administrimit dhe Koordinimit të Gjirokastrës;

specialist turizmi në zyrën e administrimit Butrint;

koordinator projektesh të Bashkimit Evropian.

Prej vitit 2013 ai mbante pozicionin e specialistit të marrëdhënieve me jashtë dhe prej vitit 2018 mbulonte edhe pozicionin e specialistit të Kërkimit Shkencor në universitetin “Eqrem Çabej” ku ka dhënë një kontribut të veçantë në marrëdhëniet institucionale mes universitetit tonë dhe institucioneve të ndryshme ndërkombëtare.

Luiz Seiti, së fundmi, ishte kryetar i grupit të vlerësimit të brendshëm në kuadër të akreditimit, proces të cilit po i  nënshtrohet universiteti ynë gjatë këtij viti. Edhe gjatë periudhës së karantinimit ai nuk rreshti asnjë ditë duke bashkëpunuar me pjesëtarët e tjerë të stafit për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm.

Ngushëllime të sinqerta familjes për këtë humbje të rëndë!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img