Kryetari i bashkisë së Elbasanit ka vizituar fshatin Labinot-Katund, zonën ku për herë të patrë nisi punë si mësues.
Ai është takuar në këtë zonë me banorët e fshatit dhe është njohur nga afër me problemet e tyre. Një bashkëbisedim i gjatë ka qenë edhe më të rinjtë e shkollës së mesme , “11 Dëshmorët”.
Ai u ka bërë me dije nxënësve se kishte nostaligji për këtë fshat pasi për herë të parë ai ka dhënë mësim në këtë shkollë.
“ Që nga ajo kohë e largët , unë ruaj miqësi të ngushta më prindërit tuaj , që kanë qenë nxënësit e mi”- u shpreh Sejdini.