Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
2.6kmh
0 %
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
38 °
E hënë, 21 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Qazim Sejdini, ish-kreu i Bashkisë së Elbasanit feston 70 vjetorin, gazetari: Vlerat e tua pranohen në heshtje edhe nga kundërshtarët e tu, punove për të ringritur qytetin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

0f7a71717c761497123d709d88efe216

Qazim Sejdini, një ndër kryetarët më jetëgjatë të Bashkisë së Elbasanit, feston sot 70 vjetorin e lindjes ndaj në Elbasan, vendin ku “Lalën” e respektojnë të majtë e të djathtë, ka pasur sot urime të shumta për ditëlindjen e kryetarit.

Gazetari Besim Dybeli, njëherësh kryetar i Unionit të Gazetarëve në Elbasan, I ka dedikuar një status publik, ish kryetarit të bashkisë së Elbasanit, I cili sot, vijon të jetojë në atë qytet, disi I tërhequr nga jeta publike.

“Ti ngrite një emër në karrierën tënde si askush tjetër. Mbi “male” akuzash politike, herë-herë, edhe mediatike, ti ringrite një qytet, për t’i dhënë emër e hijeshi, krah më të mirëve të vendit. Jo të paktë ata elbasanas, historia e të cilëve është vlerësuar pas vdekjes. Ndërsa historia juaj është vlerësuar për së gjalli. Mes dakortësisë dhe kundërshtisë, i dhe Elbasanit tjetër vizion e koherencë, vlerat e të cilit pranohen në heshtje edhe nga kundërshtarët e tu. Nuk vure re kahje politike, ndaj të thërrasin “Lalë”. Punove për Elbasanin e të gjithë elbasanllinjëve e elbasanasave, e do të punosh akoma. Në faqen e historisë së këtij qytei, emri yt mbetet i skalitur. Nuk ka problem për mua, nëse ky status vlerësues mund të ketë komente kundërshtuese. Rëndësi ka, që zëri im nuk mbetet i vetëm. Të uroj jetë të gjatë! Për vete, për familjen tënde, për shokët e miqtë tuaj! Pse jo, edhe për qytetin . Ti, besoj do japësh ende për Elbasanin, që i dhe emër. Elbasani ka nevojë edhe për kontributin tënd! U bëfsh 100 vjeç!” shkruan Dybeli.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img