Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
2.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Qarkullonte me tre karta identiteti të falsifikuara, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 27-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Tiranës me akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Shtetasi me inicialet E.S i cili rezulton i dënuar më parë për veprime në fushën e lëndëve narkotike, rezultoi se qarkullonte me tre karta identiteti, të cilat iu gjetën gjatë një kontrolli rutinë të policisë.

Dyshohet se kartat e identitetit janë të falsifikuara.

Njoftimi i policisë:

Goditet nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, 1 rast i falsifikimit të dokumenteve.

Qarkullonte me 3 mjete identifikimi të falsifikuara, vihet në pranga 27-vjeçari, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë goditur një rast të falsifikimit të dokumenteve, si dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

– E. S., 27 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Në rrugën “Sokrat Miho”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. S. dhe gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, 27-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 mjete identifikimi, të dyshuara të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyakatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img