Hapësire reklamuese

Aktualitet

Qarkullonte me pistoletë rrugëve të Tiranës, arrestohet 26-vjeçari (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Qarkullonte me pistoletë rrugëve të Tiranës, arrestohet

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë pasi u kap me armë zjarri.

Sipas njoftimit të bluve të kryeqytetit mësohet se kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shetasin Sigler Dimo.

Gjatë kontrollit Dimos i është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Në fund u bë arrestimi i 26-vjeçarit, ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar "Gray", për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Arrestohet në flagrancë 26-vjeçari që qarkullonte me armë zjarri pistoletë.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, me krehër me 7 fishekë.

Shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gray”.

Gjatë operacionit, në rrugën “Petrit Radovicka”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin S. D. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. D., 26 vjeç, banues në Tiranë dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu