Policia e Shkodrës ka bllokuar automjetin e shtetasit Safet Bajri pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip “Mercedes Benz” të blinduar.
Sipas policisë shtetasi Safet Bajri alias Safet Rustemi, banues në fshatin Dobraç, Shkodër, qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent.
Pas bllokimit të automjetit pritet të nisin dhe procedurat e konfiskimit të automjetit.
Njoftimi:
Shërbimet e Policisë, gjatë zbatimit të planit të masave për parandalimin e kriminalitetit dhe për goditjen e paligjshmërive, në qytetin e Shkodrës, shoqëruan në ambientet e DVP Shkodër, një automjet të blinduar.
Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi S. B. alias S. R., banues në fshatin Dobraç, Shkodër, qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent.
Drejtuesit të automjetit iu vendos masë administrative, konform Kodit Rrugor, si dhe u zbatua masa plotësuese për bllokimin e automjetit tip “Mercedes Benz” dhe do nisin procedurat e konfiskimit.