Hapësire reklamuese

Aktualitet

Qarkullonte më armë zjarri në qytet, arrestohet 29 vjeçari në Vlorë (Si tentoi të arratisej-VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Policia e Vlorës ka arrestuar një 29-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri në qytet.

Në vijim të bashkëpunimit mes Policisë dhe qyetarëve për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë, qytetarët kanë njoftuar Policinë për një shtetas i cili qarkullonte me armë zjarri me vete në zonën e Ujit të Ftohtë.

Menjëherë janë organizuar shërbimet e policisë, të cilët kanë konstatuar pranë një lokali në Ujin e Ftohtë Vlorë personin e dyshuar, i cili sapo ka parë Policinë ka tentuar të largohet.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje ku kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit E.H., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi E.H., gjatë tentativës për t'i shpëtuar Policisë, ka hedhur në tokë armën e zjarrin tip pistoletë CZ-P09, me 16 fishekë.

29 vjeçari ka qenë edhe më parë i arrestuar nga Policia për armëmbajtje pa leje në vitin 2012.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Mosbindja ndar urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik".

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.