Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
44 %
1kmh
40 %
Enj
13 °
Pre
11 °
Sht
10 °
Die
7 °
Hën
7 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Qarkullonin me drogë në makinë, arrestohen dy persona në Lezhë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasit O. K., 25 vjeç dhe J. D., 27 vjeç, të dy banues në Mirditë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Njoftimi i policisë:

Qarkullonin me lëndë narkotike në automjet, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Të arrestuarve iu gjetën në celularët e tyre, faqe online aktive, për vënien e kundërligjshme të basteve sportive.

Shërbimet e Policisë së Lezhës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në cilëndo formë të shfaqjes së tyre, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative, rreth 2 shtetasve që qarkullonin me lëndë narkotike dhe vinin baste sportive nëpërmjet celularëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ndërthurja”.

Si rezultat i këtij operacioni, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga shtetasit O. K., 25 vjeç dhe J. D., 27 vjeç, të dy banues në Mirditë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu, gjatë kontrollit të aparateve celulare të shtetasve O. K. dhe J. D., u gjetën faqe online aktive, që shërbenin për vënien e kundërligjshme të basteve sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë


spot_img









spot_img