Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
44 %
2.6kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
32 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

“Q*a ropt; Bjeri ore, bjeri mos e lër”, VIDEO e të shtënave te “ORANGE” në Sarandë: Breshëri kallashnikovi dhe pistolete tmerrojnë turistët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Newsbomb.al siguron videon e sherrit që degjeneroi me përdorimin e armëve të zjarrit në Sarandë, ku i plagosur mbeti biznesmeni dhe pronari i Club “ORANGE” Spiro Iljadhi, si dhe një turist nga Tirana, me shtetësi shqiptaro-amerikane.

Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, mes tre tepelenasve dhe pronarit të Clubit të njohur në Sarandë ka pasur shkëmbim zjarri, i cili ka zgjatur për disa momente. Dëgjohen fillimisht të shtënat e kallashnikovit që oshtijnë në gjithë zonën, e më pas kundërpërgjigje me pistoletë.

“Bjeri ore, bjeri mos e lër”, dëgjohet të thuhet në video, ndërsa tre tepelensit – dy vëllezërit Andrea dhe Visi Caushi e shoku i tyre Redjan Hadëri- largohen nga një rrugicë përballë Club ORANGE.

Mësohet se shkak për të shtënat me armë që alarmuan Sarandën ka qenë nxjerrja e tre tepelensve nga Club Orange, nga roja i sigurisë.

Të acaruar për shkak të nxjerrjes nga lokali, dy vëllezërit Andrea dhe Visi Caushi (në kërkim) dhe shoku i tyre Redjan Hadëri (i arrestuar) largohen për t’u kthyer aty disa momente më vonë. Të armatosur, ata qëllojnë me breshëri drejt hyrjes së lokalit, pa marrë parasysh se kë mund të preknin plumbat, shkruan newsbomb.al. Ballina e Clubit dhe një makinë Range Rover e pronarit Spiro Iljadhi u bënë “shoshë”.

Ndërkohë, dje është arrestuar në spital dhe biznesmeni Spiro Iljadhi, pasi mes tyre ka pasur shkëmbim zjarri, gjë që duket dhe në video. Të paktën, dy janë llojet e të shtënave, kallashnikov dhe pistoletë, por nuk dihet nëse ka pasur armë të tjera apo vetëm dy persona kanë qëlluar nga dy grupet.


Aktualisht, biznesmeni Spiro Iljadhi ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë ku u soll menjëherë pas ngjarjes, shkruan neësbomb.al. Ai ka plagë të shumta në bark dhe në zorrë, për shkak se pjesa më e madhe e plumbave e kanë kapur në këto zona. Kurse, turisti Marin Jano shpëtoi me lëndime të lehta, nga një plumb që e kapi aksidentalisht në fundshpinë.

1- Lexo edhe: Të shtëna me armë në një lokal në Sarandë, plagoset biznesmeni dhe një person tjetër
2- Lexo edhe: I plagosuri në Sarandë është pronari i Club “ORANGE” dhe një pushues nga Tirana
3- Lexo edhe: Mbi 20 plumba drejt pronarit të Club “ORANGE”
4- Lexo edhe: Policia e Sarandës “mbyll sytë” për jetën e natës pas orës policore në Sarandë
5- Lexo edhe: Policia zbardh plagosjen te “ORANGE”
6- Lexo edhe: Këta janë dy nga autorët e plagosjes në Sarandë

Më shumë

spot_img
spot_img