Hapësire reklamuese

Politikë

“Q*** motrën”, kaos në Kuvend: Na thyen duart! Salianji hipën mbi tavolinë

Shkruar nga Newsbomb
“Q*** motrën”, kaos në Kuvend: Na thyen duart! Salianji

Sharje, ofendime, përplasje dhe britma, kjo është situata në Kuvendin e Shqipërisë në këto momente.

Deputetët e opozitës janë përplasur me Gardën e Kuvendit sërish këtë të enjte. Nuk munguan as ofendimet.

Në videon e publikuar nga deputetit Luan Baçi dëgjohen ofendimet që opozita bën, pasi Garda nuk i lejon të grumbullojnë karriget në foltore.

“Q**a motrën”, dëgjihet të thotë një i paranishëm në sallën e Kuvendit.

Ndërkohë në një moment dëgjohet edhe deputetit, Bledion Nallbauit, i cilit thotë: “Na thyen duart”.

Deputeti Ervin Salianji hipi mbi tavolinë dhe u përpoq t’i hidhte karriget nga lart. “Do ta shihni dhe ju dhe këta, legena”, u shpreh ai.

I pranishëm në Kuvend  është edhe Sali Berisha, i cili u përjashtua dje nga Komisioni i Etikës bashkë me pesë deputetë të tjerë. Gjashtë deputetë të opozitës, Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Albana Vokshit, Elda Hoti dhe Edi Paloka u përjashtuan dje nga Komisioni i Etikës me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, për shkak të tensioneve, zjarrit dhe kaosit që shkaktuan në seancën e shkuar plenare.

Sot, 7 dhjetor, Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet për të miratuar nen për nen dhe në tërësi buxhetin e vitit 2024. Seanca plenare e cila konsiderohet si një nga më të rëndësishmet pritet të nisë në orën 10:00.

Më 20 Nëntor, Kuvendi miratoi në parim me 73 vota projekt buxhetin për vitin 2024 që konsiderohet si projektbuxheti më i madh publik me 7 miliardë euro shpenzime publike të planifikuara.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese