Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
27 %
2.1kmh
0 %
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
30 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Pyetësori i Këshillimit Kombëtar shton kostot në buxhetin e shtetit, Rama miraton fondin shtesë prej 250 milionë lekësh

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka firmosur vendimin për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2022 për Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje dhe Institutin e Statistikave, të cilat do të kenë përgjegjësinë për programin e Këshillimit Kombëtar.

Do të jetë një fond shtesë prej 250 milionë lekësh të vjetra, nga të cilat 197 milionë janë për financimin e aktiviteteve të Këshillimit Kombëtar, ku përfshihen 150 milione lekë për fushatën promovuese të informimit publik dhe 47 milionë lekë për për realizimin e materialeve promocionale për programin e “Këshillimit Kombëtar”, të cilat do të përdoren në sheshet dhe/ose ambiente të tjera publike, ku kryhet plotësimi i pyetësorit gjatë kohëzgjatjes së procesit.

Gjithashtu një fond prej 53 milionë lekësh do të shkojë për INSTAT për hedhjen në format digjital të të dhënave të pyetësorëve fizikë.

VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2022, MIRATUAR PËR AGJENCINË PËR DIALOG DHE BASHKËQEVERISJE DHE INSTITUTIN E STATISTIKAVE, PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT TË “KËSHILLIMIT KOMBËTAR”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Me qëllim vijimin e financimit të aktiviteteve mbështetëse, në funksion të programit të “Këshillimit Kombëtar”, të miratuar me vendimin nr.813, datë 24.12.2021, të Këshillit të Ministrave, Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, në llogarinë ekonomike 602 ‘Shpenzime operative’, i shtohet fondi prej 19 700 000 (nëntëmbëdhjetë milionë e shtatëqind mijë) lekësh, për aktivitetet e mëposhtme:

a) 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë, për fushatën promovuese të informimit publik për programin e “Këshillimit Kombëtar” në median audiovizive, të shkruar dhe/ose në mjetet e tjera elektronike të komunikimit masiv/rrjete sociale;

b) 4 700 000 (katër milionë e shtatëqind mijë) lekë, për realizimin e materialeve promocionale për programin e “Këshillimit Kombëtar”, të cilat do të përdoren në sheshet dhe/ose ambiente të tjera publike, ku kryhet plotësimi i pyetësorit gjatë kohëzgjatjes së procesit.

2. INSTAT-it, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, në llogarinë ekonomike ‘Shpenzime korente”, i shtohet fondi prej 5 300 000 (pesë milionë e treqind mijë) lekësh, për hedhjen në format digjital të të dhënave të pyetësorëve fizikë (të mbledhur nga posta dhe nga pikat e dedikuara për plotësimin e tyre në sheshet dhe/ose ambientet e tjera publike), në funksion të programit të “Këshillimit Kombëtar”, të miratuar me vendimin nr.813, datë 24.12.2021, të Këshillit të Ministrave.

3. Fondi total prej 25 000 000 (njëzet e pesë milionë) lekësh, sipas pikave 1 dhe 2, të këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2022.

4. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje dhe INSTAT-i për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img