Marina Ovsyannikova, një ish-redaktore në një kanal televiziv shtetëror rus, e cila mbante një poster kundër luftës gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë lajmesh në mars, është arrestuar dje në Moskë.
Lajmi është bërë me dije nga avokati i saj, Dmitry Zakhvatov, ndërsa gazetarja po gjykohet për “veprime që synojnë diskreditimin e ushtrisë ruse”, pasi ajo regjistroi një video të mërkurën.
Ovsyannikova mbajti e vetme një protestë përballë Kremlinit të dielën dhe në fotot që shpërndau në kanalin e saj Telegram, mbante një poster në të cilin ku shkruhej:
“Putini është një vrasës. Ushtarët e tij janë fashistë. 352 fëmijë vdiqën. Sa fëmijë të tjerë duhet të vdesin që ti të ndalosh?”.
Edhe më herët gazetarja ka shprehur hapur qëndrimin e saj kundër luftës së Putinit në Ukrainë.