Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar komandën ushtarake të vendosë forcat e parandalimit bërthamor në “gadishmëri”.
Ky vendim i Putinit është marrë pas tensioneve të fundit me Perëndimin për pushtimin e tij në Ukrainë.
Putin tha se fuqitë kryesore të NATO-s kishin bërë “deklarata agresive” pasi ai dërgoi mijëra trupa ruse në Ukrainë të enjten.
Perëndimi gjithashtu ka vendosur sanksione të rënda financiare kundër Rusisë, me disa që synojnë vetë presidentin.
Sot, Putin urdhëroi ministrin rus të mbrojtjes dhe shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë që të vendosin forcat e parandalimit bërthamor në një “regjim të veçantë të detyrës luftarake”.
Sipas “Sky news”, kjo mund të perceptohet si një lëvizje shumë përshkallëzuese nga ana e rusëve.
Ky veprim do të rrisë frikën në të gjithë Perëndimin se forcat ruse mund të përdorin armë bërthamore në konfliktin me Ukrainën.