Tirana
few clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
47 %
5.1kmh
20 %
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Putin “ultimatum” shteteve europiane: Gazin tonë paguajeni me euro dhe jo me dollarë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka bërë thirrje sot shteteve europiane që të paguajnë me euro dhe jo dollarë amerikan kur të blejnë gazin rus. 

“Euro është plotësisht e pranueshme për ne për sa i takon pagesave të gazit”, tha presidenti Putin në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg.

Kjo deklarta e Putin vjen një ditë pasi Ministria e Ekonomisë në Rusi njoftoi se po e largon dollarin nga Fondi i Pasurisë së saj Kombëtare dhe po e zëvendëson me monedha tjera, raporton REL.

Nga data 20 maj pjesa e dollarit në fond ishte ulur në zero për qind nga 35 sa ka qenë më parë.Ministri i Financave, Anton Siluanov tha se euro do të përbëjë 40 për qind të fondit, 30 për qind juani i Kinës dhe 20 për qind ari. Me nga 5 për qind do të bëjnë pjesë monedha britanike dhe ajo japoneze.

Sipas ekspertëve, vendimi i fundit rus mund të jetë një sinjal për Shtetet e Bashkuara para takimit Putin-Biden më 16 qershor në Gjenevë të Zvicrës.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img