Hapësire reklamuese

Bota

Putin shpreh ngushëllimet për aksidentin në Bullgari: Pranoni ngushëllimet tona më të thella

Shkruar nga Newsbomb
Putin shpreh ngushëllimet për aksidentin në Bullgari: Pranoni

Për aksidentin tragjik të autobusit me shqiptarë në Bullgari ka reaguar edhe presidenti rus Vladimir Putin.

Putin i përcolli homologut maqedonas Stevo Pendarovski ngushëllimet e tij për aksidentin tragjik që i mori jetën 45 shtetasve të Maqedonisë Veriore, shumica shqiptarë.

“Ju lutemi pranoni ngushëllimet tona më të thella lidhur me vdekjen e qytetarëve të vendit tuaj, duke përfshirë fëmijë dhe adoleshentë, në një aksident rrugor në Bullgari”, thuhet në tekstin e telegramit të publikuar në faqen e internetit të Kremlinit.

Putin kërkoi që “të përcjellë ngushëllimet por edhe mbështetjen e sinqertë për familjet dhe miqtë e viktimave, si dhe urimet e tij për një shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit”.

45 persona, kryesisht shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, u dogjën pasi autobusi me të cilin udhëtonin u përfshi nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë.

Në mesin e viktimave janë 12 fëmijë ndërsa shtatë vetë i kanë mbijetuar aksidentit dhe janë dërguar për trajtim në një spital të kryeqytetit bullgar, Sofje.

Sondazh

Poll