Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
51 %
2.1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
18 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Putin: Rusia është e gatshme të ofrojë armët më moderne për aleatët në Amerikën Latine, Azi dhe Afrikë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Rusia është e gatshme të furnizojë me pajisje ushtarake vendet aleate në Amerikën Latine, Azi dhe Afrikë, si dhe të trajnojë ushtarë të huaj.

Kështu u shpreh presidenti Vladimir Putin gjatë hapjes së një ceremonie ushtarake në vend.

“Rusia sinqerisht ushqen lidhje të forta historikisht, miqësore dhe vërtet të besueshme me vendet e Amerikës Latine, Azisë dhe Afrikës. (Ne) jemi të gatshëm t’u ofrojmë aleatëve tanë llojet më moderne të armëve, nga armët e vogla te mjetet e blinduara dhe artileria deri te aviacioni luftarak dhe mjetet ajrore pa pilot”, u shpreh Putin.

Ndër të tjera Putin foli për avantazhet e trajnimit të ushtarëve të huaj në Rusi dhe tha se Moska fton aleatët të bëjnë stërvitje të përbashkëta ushtarake.

“Ne shohim gjithashtu perspektiva të mëdha në trajnimin e ushtarakëve të huaj dhe trajnimin e tyre të avancuar. Mijëra profesionistë ushtarakë nga e gjithë bota janë studentë krenarë të universiteteve dhe akademive ushtarake të vendit tonë”, tha presidenti Putin.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img